Aktivistët e Bashkimi Demokratik për Integrim në nëndegën KV Teqe mbajtën sonte Kuvendin e rregullt, ku u zgjodh kryetari i ri, Adem Abdija.

Abdija, ekonomist i diplomuar dhe punonjës në Fondin për Sigurim Shëndetësor, ka një histori të gjatë angazhimi brenda strukturave të BDI-së dhe njihet për energjinë dhe përkushtimin e tij ndaj çështjeve të komunitetit.

Në fjalën e tij, Bajram Rexhepi, kryetari i degës së BDI-së Tetovë, theksoi rëndësinë e forcave të reja brenda partisë dhe nevojën për të mbajtur me krenari misionin dhe vizionin e saj, duke garantuar një vijimësi të angazhimit dhe zhvillimit politik në shërbim të qytetarëve.

Kjo zgjedhje shënon një hap të ri drejt konsolidimit të strukturave lokale dhe përforcimit të angazhimit të të rinjve në proceset organizative të partisë.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume