Në fjalën e tij, Sali theksoi se integrimi evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik dhe drejtim i pakthyeshëm i vendit. Ai nënvizoi se pas përfundimit të fazës së skriningut, vendi hyn në një fazë vendimtare ku fokusi është në zbatimin konkret të reformave dhe arritjen e rezultateve të matshme.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të besimit publik, komunikimit transparent dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e integrimit evropian, duke potencuar se ky proces nuk është vetëm institucional, por edhe shoqëror.

Zëvendëskryeministri Sali përgëzoi organizatat përfituese dhe vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se projektet e mbështetura do të kontribuojnë në një proces më gjithëpërfshirës, transparent dhe të afërt me qytetarët.

Në fund, ai shprehu pritshmëri që projektet të sjellin rezultate konkrete dhe të forcojnë besimin e qytetarëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume