Një rast i dhunës në familje është raportuar në Tetovë. Sipas policisë, një 29-vjeçar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij më i madh në shtëpinë familjare.

“Më 15.03.2026 në ora 13:00 në SPB Tetovë, një 29-vjeçar nga Tetova ka raportuar se në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij më i madh A.B.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume