Në lidhje me ndaljen e projektit të Korridorit 8 nga ana e qeverisë VMRO-VLEN-Znam, ka reaguar edhe ekonomisti Abil Baush.

“Korridori 8 nuk është projekt politik është oksigjen ekonomik për vendin.
Nëse vazhdojmë ta shohim përmes syzeve të politikës dhe jo të ekonomisë, atëherë jemi duke bërë gabimin më të madh strategjik.
Korridori 10 ka arritur kapacitetin e tij maksimal prej dekadash. Nuk mund të mbajë më barrën e zhvillimit të vetëm. Ekonomia nuk pret prandaj korridori 8 është arteria e re ekonomike.
Ai lidh tregje, hap porte, rrit eksportin, tërheq investime dhe krijon zhvillim real.
Ky nuk është luks. Ky është domosdoshmëri.
O ndërtojmë Korridorin 8 dhe ecim përpara,
o mbesim peng i kufizimeve të së kaluarës”, ka deklaruar ekonomisti Abil Baush.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume