Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të disponojnë rezerva të mjaftueshme armësh për të zhvilluar luftëra “përgjithmonë”, duke theksuar se pritet vetëm fitore.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se Amerika ka furnizime “praktikisht të pakufizuara” me municione të klasës së mesme dhe të lartë.

“Ne kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me stoqe dhe janë gati për të fituar”, shkroi ai pak para mesnatës në Uashington DC.
Në reagimin e tij, Trump akuzoi paraardhësin, Joe Biden, se i ka dhënë Ukrainës “shumë armë amerikane të nivelit super të lartë”, duke nënkuptuar se kjo ka ndikuar në rezervat strategjike të SHBA-së.

Në fund të mandatit të tij katërvjeçar, Biden lejoi Ukrainën të përdorte raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS, të afta të godasin objektiva deri në 300 kilometra largësi.

Deklaratat e fundit të Trump vijnë në një moment të tensionuar politike dhe ndërkombëtare, ku çështja e ndihmës ushtarake për Ukrainën mbetet një nga temat më të debatueshme në politikën amerikane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume