Një 16-vjeçare nga Shkupi, e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur në Gostivar.

“Më 30.03.2026 në ora 02:20, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë gjetur të miturën M.J. (16) nga Shkupi në banesën e personit R.Sh. (19) në Gostivar”, informojnë nga policia.

Ajo ishte raportuar më parë se ishte larguar nga shtëpia.

“Pas gjetjes, e mitura i është dorëzuar nënës së saj, ndërsa R.Sh. është privuar nga liria për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftim.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume