MPB njofton se më 09.03.2026 në orën 17:30, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria një burrë 52-vjeçar nga Shkupi, arsimtar në një shkollë të mesme në zonën e Qendrës, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm se në periudhën nga 25.02.2026 deri më 02.03.2026 ka ngacmuar një nxënëse 18-vjeçare dhe ka kërkuar prej saj të kenë marrëdhënie seksuale. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume