Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka thënë në një deklarat të lëshuar të dielën, se do ta “mbyllë plotësisht” Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA-ja synon infrastrukturën energjetike iraniane.

Deklarata vjen pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do të “shkatërronte” termocentralet e Iranit nëse Ngushtica nuk hapej brenda 48 orëve.

Edhe kryediplomati iranin, Abbas Araghchi, ka deklaruar të dielën se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit.

Mbyllja praktike e ngushticës ka shkaktuar rritje të vazhdueshme të çmimeve të naftës, e cila ka arritr nivele të larta të premten e kaluar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume