Komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të lehta të borës dhe shiut janë regjistruar në qafat malore të Bukovës, Gjavatës, Pletvarit, Presekës dhe Krushevës.

Siç informon Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, të gjitha rrugët në gjithë vendin janë të kalueshme, ndërsa në pjesë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla të dheut, prandaj apelohet për vëmendje të shtuar gjatë vozitjes.

NP “Rrugët e Maqedonisë” u bën thirrje shoferëve ta përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugës dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në komunikacion. Ekipet e kujdestarisë së ndërmarrjes janë vazhdimisht në terren dhe punojnë në mirëmbajtjen e gjitha rrugëve me qëllim të sigurohet kalueshmëri e plotë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume