Bordi Ekzekutiv i LSDM-së sot mori një vendim dhe nisi një procedurë për përjashtimin e Petre Shilegov nga anëtarësia e LSDM-së.

“Shilegov po shantazhohet dhe po punon për VMRO-DPMNE-në. Ne kemi zbuluar të gjithë skemën e biznesit të Hristijan Mickoskit në sektorin e energjisë, nga Adamoviqi te “Rudnap”.

Tani është e qartë për të gjithë pse duan kaq shumë ta shkatërrojnë LSDM-në.

VMRO-DPMNE ka rënë aq shumë saqë e vetmja mundësi që i ka mbetur është të përpiqet ta rrëzojë LSDM-në nga brenda.
Tani është e qartë për të gjithë se kjo është një platformë për shkatërrimin e LSDM-së”, thuhet në deklaratën e LSDM-së lidhur me vendimin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume