Ju përcjellim në vijim mesazhin e urimit të Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Të nderuar besimtarë myslimanë,

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Kjo festë e shenjtë le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, duke forcuar vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe humanizmit.

Uroj që gëzimi i kësaj dite të mbushë zemrat tuaja dhe të sjellë harmoni në çdo shtëpi.
Gëzuar Fitër Bajramin!”, ka shkruar kryetari Thaçi në rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume