Çairi po përgatitet për Fitër Bajramin. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sonte ishte i pranishëm në nisjen e aksionit të zgjeruar për pastrimin e hapësirave publike, i cili zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për festën e Fitër Bajramit.

Komuna e Çairit çdo ditë angazhohet për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave publike, ndërsa sonte ky angazhim po intensifikohet edhe më shumë. Ka nisur pastrimi i plotë i rrugëve, parqeve, trotuareve dhe zonave përreth kontejnerëve, me qëllim që çdo cep i Çairit të reflektojë dinjitetin e kësaj feste.

“Fitër Bajrami është festë që na bashkon dhe na kujton vlerat më të mira si shoqëri. Është përgjegjësi e jona që qytetarët ta presin këtë ditë në një ambient të pastër, të rregullt dhe dinjitoz,” theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Aksioni realizohet në bashkëpunim me ndërmarrjet publike “Higjiena Komunale”, “Parqet dhe Gjelbërimi”, si dhe Shoqatën Vullnetare të Zjarrfikësve “Bajram Miftari”, me angazhimin e punëtorëve sezonalë të komunës dhe përdorimin e makinerisë përkatëse për pastrim dhe larje të rrugëve.

Ky mobilizim realizohet në prag të festës së Fitër Bajramit, me qëllim që qytetarët ta presin festën në kushte sa më të mira.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume