Tashmë edhe fëmijët e kopshtit e kanë mësuar se agjenda e Mickos për Severnistanin është ajo serbo-ruse dhe këtë rrugëtim e tregon qartë mosgatishmeria e tij për ndryshimet kushtetuese me pretekstin se gjoja nuk ka garanci të mjaftueshme nga ana e BE-së, se nuk do ketë kushtëzime të tjera.
Eurointegrimet nuk janë pjesë e agjendës se kryekomitit Micko, ato janë vetëm paraqitje kozmetikë, kurse afrimi me botën serbe janë një realitet i hidhur, ku qullashët vredistë të koalicionit qeverisës nuk guxojnë t’i përmendin asnjë fakt lidhur me këto agjenda serbo-ruse, për shkak të frikës nga despoti i tyre se mos vallë i flak në rrugë me ato kërkesat të supozuara qyqarësh.
Nga tjetër, opozita shqiptare ka ngelur duke protestuar nëpër rrjetet sociale dhe ne konferenca për shtyp dhe jo përmes protestave të fuqishme në rrugë e kudo para bordellos qeveritare e dhe në parlament me sloganin : Pas status të barabartë të shqiptarëve me maqedonët nuk do të ketë
garanci për stabilitet të “državës” dhe të pushtetit despotik të komitëve dhe të kryekomitit Micko, as sot dhe as mot!
Por, kjo nuk është rruga që e ndjek opozita shqiptare, pasi ajo nuk do ta pijë “qumështin e nxehtë”, por kerkon që t’ia ftohin të tjerët!
Historia na ka mësuar se liria dhe barazia nuk fitohen duke kërkuar të drejtat legjitime kombëtare me lëmoshë, apo me konferenca për shtyp, por atë duhet ta fitosh në përballje të drejtpërdrejt në çdo rrugë dhe bulevard, në kacafytje me organet represive të pushtetit si vegla të pushtetit, që ky pusht-shtet na mohon gjuhën dhe identitetin kombëtar në institucionet shtetërore duke na përdhosur dhe plandosur me emertime ofenduese si bashkësi nomade me 20% e turpit.
Kjo nuk është rruga e zgjidhjes as për lepurushët vredistë, të cilët e gjetën rastin për të hyrë në një qeveri komitësh, ku identiteti gjuhësor i shqipes sonë ka marrë përmasa të papranueshme të denigrimit dhe të përdhosjes nga ana e komitëve në qeverinë e koalicionit dhe ata heshtin nga frika e flakjes nga pushteti, por që edhe opozita shqiptare mezi pret pas dere t’ia zë vendin, sipas fjalës së urtë “të iki domuzi dhe të vij Jonuzi”.
Po e përsëris për të satën herë se, përderisa nuk do kemi një subjekt politik (jo si këta që kemi sot që kanë pranuar skllavërinë për hir të pushtetit) që do fitojë besimin e shumicës së votuesve shqiptarë, ku do t’i thonë komitëve dhe titistëve të rinj se, pa barazinë e shqiptarëve me maqedonët nuk mund të ketë ardhmëri dhe as stabilitet në “državën e Severnistanit”, në të kundërtën, përdhosja dhe trajtimi i shqiptarëve si bashkësi nomadësh do të vazhdoj të praktikohet në dekadat e ardhshme.
Për ato qëndrime qyqaresh dhe të natyrshme të paparë do te na qortojne një ditë gjeneratat e reja që do të vijnë.
Medai Shaholli