Pas konsultimeve të zhvilluara gjatë ditës së djeshme, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka caktuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë për sot, më 1 mars 2026.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, seanca do të mbahet në orën 18:00, në ambientet e Vila Vodno.

Në rendin e ditës pritet të jetë shqyrtimi i situatës së sigurisë në vend, në kontekst të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Nga Presidenca bëjnë të ditur se në takim do të diskutohen masat e mundshme dhe koordinimi institucional për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume