Një fushatë e egër antishqiptare ka dalë tashmë ne sipërfaqe, e cila permes mekanizmave të pushtetit siç është qeveria e koalicionit në krye me kryekomitin Micko, çdo ditë e me shumë po shkel dhe përdhos gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar, ndërsa partnerja e tyre e përdalë VREDI hesht.
Ata si fetarë te devotshëm qe thone se janë bëjnë amin dhe falen natë e ditë që perëndia t’ia zgjasë pushtetin padronit të tyre deri në pambarim, duke heshtur për çdo fyerje dhe mohim të identitetit gjuhësor në institucionet shteterore që qeveritarët shovinistë si Fillkovi, Maksi apo Janevska të cilët vjellin vrerë kundër gjuhës shqipe vetëm e vetëm për ta ruajtur menderen e tyre në bordellon qeveritare.
Edhe kur ministrat e kabinetit qeveritar kanë denigruar dhe mohuar gjuhën shqipe edhe ashtu të kufizuar në përdorimin e saj, kolegët nga VREDI po heshtin nga frika e dëbimit nga bordelloja e pallatit të bardhë, për shkak të ndonjë keqkuptimi nga ana e kryekomitit Micko, si “shfaqjes së nacionalizmit” të tyre në mbrojtje të gjuhës shqipe!
Duke e parë qartë orientimin e kursit politik të kryekomitit Micko, i cili është drejtuar nga Moska dhe Beogradi, ku nuk ka më asnjë deshirë për t’i bërë detyrat e shtëpisë si kusht për eurointegrimet, arixhinjtë e vredistë kanë ngelur të heshtur zgëqeve dhe podrumeve më të errta të pallatit të bardhë vetëm e vetëm të mos ia prishin humorin despotit të tyre, ku mbrojtja e identitetit gjuhësor është bërë tashmë tabu për ta.
Qeveria dhe despoti Micko shpesh ankohen para vendorëve dhe ndërkombëtarëve se bullgarët e mohojnë identitetin e tij gjuhësor dhe kombëtar, ndërsa ai vet po ia mohon po këtë identitet shqiptarëve përmes megafoneve te tij të pushtetit si Janevska, Fillkovi apo Maksi, se ne Severnistan gjuhë e vetme zyrtare ne gjithë territorin e saj!
Edhe pse kurbati Mexhiti dhe Bili i vockël, i premtuan shqiptarëve se brenda gjashtë muajve do t’i bënin ndryshimet kushtetuese, ku tashmë po bëhen dy vjet bashkëqeverisje me komitët, sajesa e Mickos, hesht për mosrealizim të premtimeve dhe zotimeve, duke u arsyetuar se kur nuk e bëri ndryshimin dhe heqjen e nofkën së turpit të 20% DUI për dy dekada si do ta bëjë VREDI për dy vjet!?
Nëse shqiptarët do vazhdojnë t’i durojnë fyerjet dhe përdhosjen e identitetit kombëtar nga ana e qeverisë së koalicionit dhe jo vetëm, që palaçot t’i përfaqësojnë ne qeveri dhe në parlament, ahere me shëndet skllavërinë e re me palaço dhe puthadorë shqiptarë!
Medai Shaholli
