Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se dje e ndaloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të Ligjit për sigurimet pensionale dhe invalidore (2025).

“Rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi. U hoq dyshimi për kushtetutshmërinë e ligjit dhe Gjykata sot e ndali procedurën,” theksojnë nga Gjykata.

Në të njëjtën seancë, Gjykata vendosi gjithashtu:

të mos nisë procedurë për dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit lidhur me përdorimin e gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të komuniteteve me mbi 20% përfaqësim;

të nisë procedura për Ligjin për buxhetin gjyqësor, Ligjin për familjen, Ligjin për pronësinë industriale dhe vendimet për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë;

të mos nisë procedurë për Plani Detal Urbanistik të Lisiçe të Epërme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume