Sot rivalë, por gjithmonë MIQ”: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq – e keni paguar “borxhin” në vitin 1999!

Në prag të një ndeshjeje historike për Kosovën, një bar në Prishtinë ka ndërmarrë një iniciativë simbolike, të ofrojë kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët e Turqisë.

Ky gjest vjen si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në vitin 1999. Mesazhi i shpërndarë është i qartë dhe prekës: “E keni paguar në vitin 1999 – sot nuk keni asnjë borxh”.

Edhe pse sot dy ekipet përballen si rivalë në fushë, ky veprim rikujton se lidhjet mes popujve mbeten të forta përtej sportit. Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë festive, me tifozë nga të dyja palët që do ta ndjekin ndeshjen në një frymë respekti dhe miqësie.

Ky gjest i vogël, por domethënës, po vlerësohet si një shembull i bukur i solidaritetit dhe respektit ndërmjet dy popujve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume