​Më datë 06.03.2026, në orën 11:10, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin V.B. (29 vjeç) nga fshati Poroj i Tetovës.

​Sipas njoftimit të policisë, pas një mosmarrëveshjeje të ndërsjellë, ai ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë personin M.V. (67 vjeç).

Përveç sulmit fizik, 29-vjeçari i ka dëmtuar edhe automjetin të moshuarit.
​Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzimi përkatës ligjor

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume