Në Kuvend, sot u dha deklarata solemne e prokurorit të ri shtetëror publik, Nenad Saveski, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të tij në këtë funksion të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Kryeparlamentari Afrim Gashi, në njoftimin e tij, theksoi pritshmëritë për punën e prokurorit të ri.

“Pres që prokurori i ri shtetëror të punojë në mënyrë profesionale, me përgjegjësi dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, është shprehur Gashi.

Ai gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e funksionimit të institucioneve, duke shtuar se “institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, transparente dhe në interes të drejtësisë”.

Në fund, Gashi i uroi sukses Saveskit në ushtrimin e detyrës së re, duke e cilësuar këtë pozitë si një përgjegjësi të lartë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume