Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo për shkak siç thonë nga MPB për shkak të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute.

“Më 03.03.2026 (e martë), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, SH.T. z. Mark Rute, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të vizitës, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor do të marrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit policorë, me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt dhe të pandërprerë të trafikut”, bëjnë të ditur nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume