Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë
A
Arben Taravari
to
2 hours agoDetails
Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, morën pjesë në iftarin e përbashkët të organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Në një atmosferë miqësore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të pranishmit patën mundësinë të ndajnë këtë mbrëmje të veçantë së bashku, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit mes shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taravari dhe Limani shprehën falënderim për ftesën e Kryeministrit Rama.

“Duke hapur iftarin në një nga kryeqendrat ballkanike, Tirana. Faleminderit Edi Rama për ftesën dhe, mbi të gjitha, faleminderit që i jep jehonë këtij Muaji të Madhërueshëm dhe kaq të rëndësishëm”, kanë shkruar Taravari dhe Limani në rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume