Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se as Struga dhe as shqiptarët nuk mund të largohen nga orientimi i tyre drejt Bashkimit Evropian.

Sipas tij, çdo përpjekje për të devijuar këtë rrugë është e kotë dhe bie ndesh drejtpërdrejt me vullnetin e qytetarëve. Taravari theksoi se orientimi pro-evropian i shqiptarëve është i qartë, i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm.

Ai shtoi se rruga drejt integrimit evropian mbetet prioritet strategjik dhe se çdo alternativë tjetër nuk reflekton aspiratat reale të qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume