Një dramë familjare ka ndodhur dje rreth orës 11:45 në një fshat të rrethinës së Tetovës. Policia e Zherovjanit ka prangosur personin SH.B. (31 vjeç), i cili akuzohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij 54-vjeçare.

​Gjatë konfliktit, ai ka sulmuar edhe bashkëshortin e nënës i cili tentoi t’i dilte në mbrojtje, duke i kërcënuar të dy me një mjet të mprehtë. Policia ka reaguar me shpejtësi duke e neutralizuar agresorin, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për dhunë në familje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume