Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli po avancon në krijimin e aleancave me vendet arabe, ndërsa kritikoi ashpër udhëheqësit evropianë.

“Ne vazhdojmë të krijojmë aleanca me vendet arabe që po shqyrtojnë mundësinë e luftës përkrah nesh”, u shpreh Netanyahu.
Ai sulmoi gjithashtu liderët evropianë, duke i cilësuar si të dobët.

“Simboli i dobësisë së udhëheqësve evropianë është se ata më thonë privatisht se e dinë, por kanë frikë të flasin ose të veprojnë kundër Iranit”, u shpreh ai.

Sipas tij, Izraeli, ndryshe nga Evropa, po vepron pa hezitim.

“Ne e dimë, nuk kemi frikë dhe po veprojmë. Kjo po çon në një ndryshim në ekuilibrin strategjik. Ne po krijojmë aleanca që dikur dukeshin të pamundura”, shtoi kryeministri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume