Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, akuzon Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë se qëndron pas organizimit dhe logjistikës së protestës së paralajmëruar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas VMRO-DPMNE-së, persona të afërt me LSDM-në kanë ndihmuar në mobilizimin e njerëzve dhe organizimin e transportit nga disa qytete për të marrë pjesë në protestë.

Si shembull përmendet Kumanovë, ku sipas partisë organizimi i transportit është bërë nga Oliver Trajkovski, për të cilin thuhet se është i lidhur me strukturat lokale të LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE thonë se protesta, në vend që të jetë një reagim sindikal për të drejtat dhe pagat e punëtorëve, po përdoret për presion politik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume