Alesia Tahsinit, 24-vjeçare shqiptare e lindur dhe rritur në Firence, po ndërton një karrierë premtuese në inxhinierinë biomjekësore.

Alesia tregon se e ruan me krenari identitetin shqiptar, duke theksuar se gjithmonë prezantohet si shqiptare nga Vlora. Prindërit e saj emigruan në fund të viteve ’90, duke nisur gjithçka nga e para në Itali, sakrificë që ajo e konsideron bazën e suksesit të saj.

Aktualisht, ajo ndjek studimet master dhe po specializohet në mjekësinë e personalizuar dhe inxhinierinë rigjeneruese, duke punuar në projekte që përfshijnë analiza 3D të organeve për të ndihmuar kirurgët në identifikimin e tumoreve.

Përveç studimeve, Alesia punon edhe si mësuese në fushat STEM dhe inteligjencë artificiale, duke theksuar se teknologjia është një ndihmë e madhe, por nuk duhet të zëvendësojë mendimin kritik.

Edhe pse jeton në Itali, ajo kthehet shpesh në Shqipëri dhe shpreh shqetësim për ruajtjen e gjuhës shqipe tek brezat e rinj të diasporës. Në të ardhmen, synon të bëhet pedagoge universitare dhe të krijojë një startup në fushën e teknologjisë dhe mjekësisë./Albinfo

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume