Sot (01.04.2026), rreth orës 03:30, zyrtarë policorë nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe SPB Strumicë kanë privuar nga liria personat S.M. (31), i dënuar me pesë vjet burg, dhe M.M. (38), i dënuar me katër vjet burg, të dy nga Strumica.

​Personat në fjalë ishin në arrati nga IPK Burgu i Strumicës, ndërsa paraprakisht ishin dënuar për vepër penale të kryer sipas nenit 236 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal. Personat janë dërguar në IPK Burgu i Strumicës për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume