Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me fenomenin e bullizmit, duke ndarë një mesazh të fortë për ndjekësit e saj.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo iu përgjigj një pyetjeje nga fansat rreth mënyrës se si do të reagonte nëse fëmija i saj do të përballej me bullizëm.

Ajo foli për pasojat e bullizmit, duke nënvizuar se ndikimi i tij mund të zgjasë për vite të tëra.

“Bullizimi zgjat veç pak minuta. Trauma mundet me zgjatë me vite. Kur fëmijët rrinë e incizojnë në vend se me ndihmu, e kur s’ka asnjë të rritur që ndërhyn, ne si shoqni po e dështojmë atë fëmijë”, është shprehur Dafina.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume