Një person ka humbur jetën sonte në Shtime, pasi i njëjti është lënduar në vendin e punës.

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin ,Isuf Bislimi, i cili ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij.

Ndërkaq, më herët policia bëri të ditur se kanë nisur hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit i cili u lëndua në vendin e punës në Shtime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume