Ish-presidenti Stevo Pendarovski deklaron se emri i tij po keqpërdoret për qëllime propagandistike, informon PressOnline.al

Ish-presidenti Stevo Pendarovski i ka hedhur poshtë informacionet se po përgatitet të formojë një subjekt të ri politik, duke vlerësuar se bëhet fjalë për spekulime me prapavijë politike.

Reagimi vjen pasi në opinion u shfaqën informacione se Pendarovski po zhvillon takime dhe konsultime me bashkëpunëtorë dhe figura publike me qëllim krijimin e një platforme të re politike për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Bëhet fjalë për një spekulim të dalë nga ‘laboratori’ i pushtetit, ku emri im është keqpërdorur me vetëdije në kontekst të propagandës së tyre kundër partisë më të madhe opozitare, LSDM. Duke i njohur mirë, jam i sigurt se ky nuk do të jetë përpjekja e fundit e tillë”, deklaroi Pendarovski për “Slloboden Peçat”, përcjell PressOnline.al

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume