Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske lidhur me atë se a do të vazhdohet masa për TVSH-në e reduktuar nga 18 në 10% për karburantet dhe nëse do të ndërhyhet në akcizë, meqenëse po pritet shumë gjatë duke pasur parasysh se karburantet janë shtrenjtuar pa marrë parasysh që janë më të lira se në ato vendet e rajonit, a do të shpallet gjendje krize në tregun me energji elektrike, si dhe nëse kjo masë tashmë po jep rezultat, deklaroi:

„Unë mund të them se vendi i vetëm në rajon i cili këtë javë nuk i rriti, përkatësisht i uli çmimet e karburanteve, është Maqedonia. Benzina pa plumb 95 dhe 98 oktan është ulur për 2,5 denarë, ndërsa dizeli nuk u rrit. Dhe kjo është rezultat i vendimit të Komisionit Rregullator, kjo është e para.

E dyta, bindshëm kemi çmimet më të lira të karburanteve në rajon. Kjo do të thotë se, nëse te ne benyina pa plumb lëviz nga 1,33 euro cent për litër deri në 1,39 euro cent për litër, 95 dhe 98 oktanësh dhe nëse dizeli është diku rreth 1,5 – 1,53 euro cent për litër, ta zëmë në Shqipërinë dhe Greqinë fqinje është mbi 2 euro, në Serbinë fqinje është nga 1,81 deri në mbi 2 euro, në Kosovë po ashtu. Në Gjermani tashmë kemi edhe deri në 3 euro që arrijnë çmimet për litër, si dhe në vendet e tjera evropiane.

Me fjalë të tjera, në këtë muaj të parë, në krizën më të madhe historike të naftës pas asaj të vitit ’73, përkatësisht viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, ne si shtet reflektojmë stabilitet dhe siguri dhe plan për t’u përballur me këtë sfidë. Unë i siguroj qytetarët se në këtë moment gjendja është stabile dhe nuk shoh absolutisht asnjë arsye për frikë nga mungesa e energjensave, shpallje të, nuk e di se çfarë gjendjeve të krizës as në pjesën e tregut të energjisë elektrike dhe as në pjesën e tregut të naftës dhe derivateve të naftës. Çfarë do të ndodhë për një muaj, dy, tre, pesë, nuk e dimë. Mund të supozojmë, të mbledhim informata, të analizojmë dhe të marrim vendime. Sfida do të ketë, kjo nuk varet nga ne. Varet nga faktorë të tjerë në botë, por ne si Qeveri do të reagojmë ekskluzivisht në interes të qytetarëve.

Më pyetët se a do ta vazhdojmë masën, absolutisht nëse shohim se do të kemi rritje të çmimeve të benzinës pa plumb dhe të dizelit, atëherë absolutisht që do ta vazhdojmë atë masë, përderisa zgjat gjendja e krizës. Nëse vazhdon edhe më tej, do ta vazhdojmë edhe gjendjen e krizës dhe do ta vazhdojmë sërish masën. Dhe nëse sërish eskalon, kemi edhe vegla të tjera në dispozicion, ju i përmendët, këtu janë, kuptohet akcizat, ende na qëndrojnë në dispozicion.

Ajo që mbase është një lajm pozitiv, është se sot në mëngjes nafta e papërpunuar e tipit VTI dhe e tipit Brent është rreth një qind dollarë për fuçi, domethënë kemi një rënie të lehtë. Do të shohim deri të premten se si do të zhvillohet e gjithë kjo, prandaj në fund të ditës, të premten, kur të përfundojë tregtimi, do të mund të dimë se cili do të jetë çmimi përafërsisht, të cilin të hënën Komisioni Rregullator do ta sjellë. Dhe në bazë të kësaj do të marrim vendim gjatë fundjavës, nëse duhet do të thërrasim edhe mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë edhe këtë do ta bëjmë.

Kështu që, të përmbledh. Shteti i vetëm që i uli çmimet, shteti i vetëm në rajon dhe mbase më i miri në Evropë sa i përket çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, nga aspekti i sasive qytetarët të jenë të qetë, ka mjaftueshëm. Situatën do ta ndjekim dhe në varësi prej situatës, ashtu do të reagojmë. Sfida do të ketë, por ato sfida nuk varen nga ne, ato varen nga gjendja globale. Të mos krijojmë panik, gjendja është nën kontroll për dallim nga disa kohë të kaluara kur paniku, paaftësia, krimi dhe korrupsioni ishin emri i dytë i disa Qeverive të mëparshme.

Më pyetët rreth tregut të energjisë elektrike, absolutisht EMV ka në dispozicion diku rreth 3.200 tonë mazut, të cilat i vëmë në dispozicion. Që nga viti i kaluar mund t’i shfrytëzojnë, ka mjaftueshëm.

Shikoni, unë në baza ditore nuk e di nëse janë tërhequr, por mund t’i tërheqin kur të duan, nëse kanë nevojë, kuptohet. Kjo lidhet me mazutin.

Nga aspekti i funksionimit të kapaciteteve prodhuese, ato funksionojnë. Akumulimet janë diku përafërsisht mbi 40%, që për këtë kohë të vitit, është ta zëmë të paktën dy herë më shumë se në disa kohë të kaluara. Tani fillon edhe sezoni i ujitjes, përafërsisht diku në gjysmën e parë të prillit. Kemi sasi të mjaftueshme uji edhe për prodhimin e energjisë elektrike edhe për bujqit për ujitje. Këto ditë në momente të caktuara të ditës, EMV madje shet në bursa dhe fiton përafërsisht nga 100 deri në 150 mijë euro në ditë. Nuk do të ketë shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët, kështu që e gjithë gjendja është nën kontroll absolut. Do të përsëris, sfida do të ketë, në baza ditore po i zgjidhim. Sfidat më të mëdha mbase do të ketë, nuk e di kjo nuk varet nga ne, varet nga disa faktorë të tjerë, do të përsëris, në botë. Por prandaj jemi ne Qeveri që të reagojmë në mënyrë proaktive e jo reaktive.“

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume