Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, Faton Selami, me qëllim forcimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në njoftimin e tij, Gashi theksoi se ky bashkëpunim përfaqëson një angazhim të përbashkët për avancimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e institucioneve më transparente dhe më të përgjegjshme. Ai shtoi se përmes këtij partneriteti synohet rritja e efikasitetit në zbatimin e rekomandimeve, përmirësimi i llogaridhënies institucionale dhe garantimi i një mbrojtjeje më të fuqishme për të drejtat e qytetarëve.

Sipas tij, marrëveshje të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e mekanizmave demokratikë dhe në rritjen e besimit të publikut ndaj institucioneve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume