Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër organizohet homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, njofton presidenca.

“Në orën 08:45, U.D. Presidentja Haxhiu merr pjesë në homazh përkujtimor dhe shkruhet në Librin e Zisë”, thuhet në njoftim.

Pos homazheve, Haxhiu e ka shpallur ditën e neserme si ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili vdiq sot.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume