Gjenerata U15 e KF Shkëndija, e cila në ndeshjen e fundit arriti një fitore të rëndësishme si mysafire kundër skuadrës së fortë Akademia Park në Shkup, këtë fundjavë do të përballet me një tjetër sfidë të vështirë informon Tetovasot.

Kuqezinjtë e rinj do të matin forcat me skuadrën elitare Makedonija Gjorçe Petrov, në një përballje që pritet të jetë shumë e fortë dhe me rivalitet të madh.

Trajneri Ibrahim Luma pret një ndeshje të vështirë, por shprehet optimist duke parë formën e mirë të ekipit pas dy fitoreve radhazi. Sipas tij, skuadra është e motivuar dhe e gatshme për një tjetër rezultat pozitiv.

Shkëndija U15 hyn në këtë ndeshje me moral të lartë, duke synuar vazhdimin e serisë pozitive dhe fitimin e tre pikëve të reja para tifozëve të saj në Tetovë.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume