as interpretimit të komenteve të J.D. Vance në Hungari, Shtëpia e Bardhë mohon çdo sugjerim se po konsideron përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit.

Zëvendëspresidenti Vance deklaroi: “Jam i bindur se do të marrim një përgjigje, pozitive ose negative, deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme lidhur me ultimatumin ndaj Teheranit”.

Ai shtoi gjithashtu: “Kemi mjete që ende nuk i kemi vendosur të përdoren, dhe presidenti mund dhe do të vendosë t’i përdorë nëse Irani nuk ndryshon sjelljen e tij.”

Fjalët e Vance janë interpretuar nga disa si sugjerim për përdorim të armëve bërthamore, por Shtëpia e Bardhë i cilësoi këto interpretime të pasakta.

Nëpërmjet llogarisë së saj RapidResponse 47, ata theksuan: “Fjalë për fjalë asgjë nga ato që tha zv.presidenti nuk nënkupton armë bërthamore, ju klounë.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume