Zyrtarë amerikanë konfirmuan për “FOX News” se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) kreu një fushatë të gjerë dezinformimi, e cila ishte pjesë e misionit të Uashingtonit për të shpëtuar pilotin amerikan që u rrëzua në Iran, raporton A2CNN.

Kujtojmë që avioni F-15 u godit nga forcat iraniane në juglindje të Iranit.

Piloti, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, ishte një nga dy anëtarët e ekuipazhit të F-15-së në momentin e rrëzimit. Një ekip ushtarak amerikan arriti të shpëtonte pilotin në fjalë brenda ditës, ndërsa anëtari i dytë i ekuipazhit mbeti i bllokuar në zonën malore për 36 orë para se të shpëtohej nga forcat amerikane.

Fushata e CIA-s përfshinte përhapjen e informacioneve brenda Iranit se forcat amerikane e kishin gjetur pilotin dhe po e transportonin në rrugë tokësore, duke ngatërruar forcat dhe udhëheqjen iraniane në përpjekjet e tyre për ta gjetur. Ndërsa autoritetet iraniane u përballën me këto dezinformata, inteligjenca amerikane arriti të lokalizonte pilotin dhe të lehtësonte një mision shpëtimi nga forcat speciale.

“Ishte skenari i ‘gjilpërës në kashtë’,” tha një zyrtar amerikan për FOX News. “Një amerikan i guximshëm, i fshehur brenda një honi në mal, i padukshëm për mjetet konvencionale, por i zbuluar përmes inteligjencës së CIA-s.”

Përveç fushatës së inteligjencës, misioni i shpëtimit përfshiu qindra pjesëtarë të forcave speciale, dhjetëra avionë luftarakë dhe helikopterë amerikanë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume