Këngëtari Blero dhe bashkëshortja e tij, Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti ka ndarë herë pas here momente nga kjo periudhë e rëndësishme në jetën e tyre.

Eronita ka publikuar së fundmi një përmbajtje në rrjete sociale, të realizuar përmes një skene nga një film i animuar, për të ilustruar mënyrën se si po trajtohet nga bashkëshorti gjatë shtatzënisë.

Nga ajo që shihet, Blero tregohet mjaft i kujdesshëm dhe i përkushtuar ndaj saj në këtë periudhë, duke reflektuar një raport të afërt dhe mbështetës mes çiftit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume