Një ngjarje tragjike ndodhi gjatë natës midis të shtunës dhe të dielës në Massa të Italisë, ku një 47-vjeçar humbi jetën pas një sulmi të dhunshëm.

Sipas mediave italiane, viktima u sulmua nga katër ose pesë persona të paidentifikuar dhe ra, duke goditur kokën dhe duke pësuar arrest kardiak.

Mjekët mbërritën menjëherë dhe kryen manovrat e reanimacionit, por nuk mundën ta shpëtonin. Autoritetet lokale dhe karabinierët nisën një hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, incidenti ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit, ndërsa viktima ndodhej në një restorant familjar me djalin dhe të dashurën e tij. Një grup i vogël adoleshentësh, të moshës 16–18 vjeç, ishte duke hedhur shishe në një dritare dhe u përplas me viktimën dhe kunatin e tij, që ndërhynë për të ndaluar veprimet e tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume