Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore ju informojnë se sot kanë adresuar një thirrje publike drejtuar alumnive dhe profesionistëve të drejtësisë, përfshirë gjykatës, prokurorë, avokatë dhe përmbarues, duke kërkuar mbështetjen e tyre për protestën e paralajmëruar më 6 prill, ora 12:30.

Përmes kësaj thirrjeje, synohet mobilizimi dhe solidarizimi i komunitetit juridik në një çështje që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligj – konkretisht, mundësinë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje për komunitetin akademik dhe juridik, ju ftojmë që ta trajtoni këtë informacion dhe ta përcillni tek publiku.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume