Më 11.05.2026, në ora 14:10, në rrugën “Luboten” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (66) nga Tetova. Arrestimi u krye pas një denoncimi paraprak se që nga fillimi i vitit 2025, ai kishte filluar të ndiqte një grua 51-vjeçare nga Tetova dhe t’i dërgonte mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme lidhur me jetën e saj private. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume