Në degën e Brvenicës u organizua Kuvendi Zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare. 🇦🇱

✅ Në këtë kuvend u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Brvenicës në Kongresin IX të PDSH-së, ndërsa u miratua edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë.

🎙️ Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, i cili potencoi rëndësinë e koordinimit dhe angazhimit të strukturave partiake në këtë proces organizativ.

🤝 Punimet e kuvendit u zhvilluan në atmosferë konstruktive dhe me pjesëmarrje aktive të anëtarësisë së degës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume