Dr. Ognen Ivanovski, kirurg-urolog në Klinikën Universitare të Urologjisë dhe këshilltar shkencor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, apelon për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e dhurimit të organeve. Video-mesazhi i dr. Ivanovskit është në kuadër të fushatës kombëtare, e cila realizohet nën moton: “Dhurimi i organeve i jep kuptim më të lartë humanizmit!”.

“Dua t’i bëj apel gjithë opinionit maqedonas, të gjitha komuniteteve etnike, në momentet kur është më e vështirë, kur humbet njeriu më i afërt, të merret një vendim. Të dhurohen organet, me qëllim që të vazhdohet jeta e pacientëve të tjerë, të cilëve u nevojitet më së shumti. Kjo do të ishte një porosi nga zemra për të gjithë opinionin maqedonas”, thekson dr. Ivanovski në video-mesazh.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, porosit se obligimi ynë si institucione është ta zhvillojmë sistemin, të punojmë për rritjen e besimit dhe të krijojmë një kulturë në të cilën dhurimi i organeve do të njihet si akt solidariteti, empatie dhe respekti më të lartë ndaj jetës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume