Gjesti sot feston ditëlindjen e 26-të. Që pas mesnatës, ai ka marrë shumë urime nga miqtë, kolegët dhe fansat në rrjetet sociale.

Një urim të veçantë ia ka bërë edhe DJ Gimbo, shoku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, i cili i ka uruar suksese dhe lumturi në këtë vit të ri të jetës.

Por në këtë ditë speciale, Gjesti ka vendosur të surprizojë edhe fansat e tij. Sot në orën 18:00 ai publikon EP-in më të ri me titull “SIR”.

EP-i përmban pesë këngë të reja dhe sjell një stil ndryshe në muzikë.

Urime ditëlindja, Gjesti!

Screenshot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume