Një incident mjaft i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen Draçevë të Shkupit, ku ka mbetur i lënduar një fëmijë 12-vjeçar.

​Sipas informacioneve nga policia, dy dhunues kanë qenë duke lëvizur me motor, me ç’rast pasagjeri e ka kapur fëmijën për dore, ndërsa ai ka rënë dhe kanë vazhduar ta tërheqin zvarrë me motor nëpër rrugë.

​”Më 25 maj, rreth orës 14:00, në SPB Shkup, B.S. (71) nga Shkupi ka denoncuar se nipi i tij 12-vjeçar, derisa po lëvizte nëpër një rrugë në Draçevë, i është afruar një motor i drejtuar nga një person. Sipas denoncimit, pasagjer në motor ka qenë A.H. (18) nga Shkupi, të cilin fëmija e njihte. Në një moment, A.H. e ka kapur fëmijën për dore, ndërsa motori ka vazhduar të lëvizë, me ç’rast i mituri ka rënë dhe është tërhequr zvarrë nëpër rrugë”, njoftoi MPB.

​Nga policia thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume