Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh lider i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka mirëpritur në Shkup kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me një mesazh publik miqësor dhe simbolik.

“Mire se erdhe në Shkup, miku im, kryeministër Albin Kurti!”, ka shkruar Mexhiti, duke shprehur respektin dhe raportet e afërta ndërmjet dy liderëve.

Vizita e Kurtit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut vjen në një moment të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në rajon. Takime të ndryshme dhe aktivitete pritet të zhvillohen gjatë qëndrimit të tij, ku në fokus do të jenë çështjet politike, ekonomike dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume