Një 42-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në pikën kufitare të Bllatës, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Italia.
Burime për Tetovasot bëjnë të ditur se gjatë kontrollit kufitar është konstatuar masa “arresto” për disa vepra penale të kryera në Itali.
Personi i arrestuar i është dorëzuar policisë së Dibrës për procedura të mëtejshme.TS