Supriza e fundit e këngëtares Pandora u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku shqiptarë.

Në intervistën e dhënë për artistët shqiptarë ku bëri të ditur se ka shkruar një këngë për Roelin, djalin e Shpat Kasapit, ajo emocionoi shumë zemra.

E në mesin e tyre ishte edhe nëna e Shpatit.
Gjylymsere Kasapi ka falënderuar Pandorën përmes një komenti në videon tonë në Facebook.

“E bukura dhe e dashura PANDORA..! Jam emocionuar me idenë tënde..! Të falënderoj për çdo gjë që bën për Roelin dhe Selvijen..!!të përqafoj fort”, ka shkruar zonja Kasapi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume