Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i ka dalë në mbështetje protestës së sotme të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Sipas OVL UÇK, kauza e tyre është e drejtë.

“OVL UÇK, mbështet plotësisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë tani në rrugë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar. Zëri i tyre është legjitim. Kauza e tyre është e drejtë”, thuhet në njoftimin e organizatës. .

Sipas tyte, shqipja nuk është nder i falur nga shteti apo i negociuar përmes marrëveshjeve politike.

“Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta. Kërkojmë që këto të drejta të respektohen, menjëherë dhe pa kushte. Dinjiteti shqiptar nuk negociohet”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume