Pas përmbylljes së proceseve brenda koalicionit VLEN dhe shndërrimit të tij në subjekt politik, shumë shpejt pritet të nisë edhe procesi i rikonstruimit të Qeverisë. Burime të portalit tema.mk bëjnë të ditur se një nga emrat e parë që pritet të largohet nga funksioni është Astrit Iseni, i cili aktualisht ushtron detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve, brenda strukturave po zhvillohen diskutime për ndryshime në disa poste drejtuese, ndërsa pozicioni i Isenit konsiderohet ndër më të sigurtit se do të preket. Gjatë mandatit të tij në MPB, ka pasur reagime dhe pakënaqësi nga punonjës shqiptarë në institucion, të cilët kanë vlerësuar se avancimi dhe përfaqësimi i tyre nuk ka qenë në nivelin e pritur./

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume