Teatri i Tetovës ka njoftuar premierën e shfaqjes më të re teatrore “Shtëpia pa dritare”, e cila do të vihet në skenë më 11 dhe 13 maj, me fillim nga ora 20:00.
Shfaqja vjen me regji dhe skenar nga Saimir Gongo, ndërsa asistente e regjisë është Sheqerije Ilazi. Për realizimin artistik janë angazhuar gjithashtu emra të njohur si Bige Kocishta në skenografi, Azra Mehmedi në kostume dhe Blerim Qamili për muzikën.
Në skenë do të interpretojnë aktorët: Muzafer Etemi, Merita Limani, Petrit Neziri, Elmir Sejfullai, Sheqerije Ilazi, Arta Zejneli, Hasim Memishi, Sami Mustafa, Vullnet Kuçi, Bekim Jahiu dhe Arlind Selimi.
“Shtëpia pa dritare” trajton tema të ndjeshme dhe aktuale, duke sjellë një rrëfim të thellë artistik që synon të nxisë reflektim dhe debat te publiku.
Nga Teatri i Tetovës bëjnë thirrje për mbështetje mediatike dhe ftojnë publikun të ndjekë këtë premierë, e cila pritet të jetë një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme të muajit në qytet.TS